Edhe pse do të duhen edhe rezultatet që do të prodhojnë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, janë bërë të ditura 8 “përplasjet” e raundit të 1/32-tave, ku spikasin duele vërtetë interesante.
Brazili i Carlo Ancelottit do të ketë një tjetër “sprovë” të vështirë përballë Japonisë, ndërsa Holanda do të përballet me Marokun. Sakaq, më “fatlumë” shihen Gjermania, Argjentina dhe Amerika organizatore.
Skuadra e Julian Nagelsmann do të sfidojë Paraguain, ndërsa kampionët në fuqi të “Albiceleste” do të kenë të bëjnë me debutuesit e turneut, Kepi i Gjelbër.
Kombëtarja, që mban dhe statusit e vendit organizator të Botërorit do të ndeshet me Bosnje dhe Hercegovinën.
Në duelet e tjera, Afrika e Jugut do të përballet me Kanadanë, takim ky i përcaktuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 21:00, teksa Franca sfidon Suedinë, Bregu i Fildishtë Norvegjinë si dhe Egjipti me Australinë.
View this post on Instagram
