Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Yllit të Marokut i ndodh e papritura para sfidës me Skocinë, gjykata e thërret pas akuzave për përdhunim

Shkruar nga NEWSPORT
Yllit të Marokut i ndodh e papritura para sfidës me Skocinë,
Achraf Hakimi

Teksa Maroku është duke u marrë me përgatitjet për ndeshjen e dytë përballë Skocisë, një lajm aspak i mirë ka mbërritur në drejtim të Achraf Hakimit.

Mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i kombëtares, i duhet të paraqitet në gjyq për shkak të akuzave që e lidhin atë me një përdhunim, i cili sipas pretendimeve mësohet të ketë ndodhur në vitin 2023 në kryeqytetin e Francës.

Pasi humbi apelin, 27-vjeçari do të ketë shansin të japë argumentet e tij për të mbrojtur pafajësinë, pasi në deklaratat e mëparshme është shprehur se e priste me padurim këtë moment për të thënë versionin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu