
Vllaznia - Deçiq
Disa orë më parë, klubi shqiptar, FC Deçiq që militon në Malin e Zi njoftoi largimin e trajnerit, Nenad Brnović. Ndërkohë që para pak minutash, klubi shqiptar ka prezantuar “timonierin” e ri.
Nebojsa Jandric do të jetë trajneri i ri i Deçiq. Serbi 49-vjeçar, merr kështu drejtimin e skuadrës kuqezi, disa ditë para nisjes së aventurës Evropiane në Conference League.
Jandric ka një karrierë interesante, kryesisht në Serbi. Ai ka drejtuar ekipe si FK Indjija, Vodovaz, IMT Blegrad dhe ekipin e Karmiotissa.
Poll