Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zinedine Zidane flet për të ardhmen: Juventusi? Nuk e di pse nuk ka ndodhur kurrë, por qëllimi im është Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Zinedine Zidane flet për të ardhmen: Juventusi? Nuk e di pse nuk ka
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është i papune që prej vitit 2021. Skuadra e fundit të cilën drejtoi francezi ishte Real Madrid dhe që prej qershorit të 2021.

Edhe pse shpesh herë emri i tij është lidhur “ngushtë” me ekipet “Big”, sërish 53-vjeçari ka vendosur të rrijë i “papunë”. Kjo e gjitha për të marrë drejtimin e Francës pas largimit të mundshëm të Didier Deschamps.

Në fakt “Gjelat” janë “ëndrra” e Zidane, i cili do të vazhdojë të presë sërish. Së fundi ka folur për të ardhmen e tij dhe për zërat që e lidhën për një kalim te Juventusi. Francezi theksoi se Juven e ka shumë pranë zemrën dhe ende nuk e di se pse deri më tani nuk ka ndodhur asgjë.

Ndër të tjera nënvizoi se qëllimi i tij kryesorë është padiksutim të drejtojë Francën.

“Patjetër që do të kthehem si trajner.

Unë te Juventusi? Nuk e di pse nuk ka ndodhur kurrë. Është një klub që e kam gjithmonë pranë zemrës, sepse më ka dhënë shumë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por një nga qëllimet e mia është të stërvis kombëtaren franceze. Do të shohim.

Kur u ndala, ndryshova jetën time. Pas tre vitesh, nuk dija çfarë të bëja. Provova kaq shumë gjëra derisa u regjistrova në kursin e trajnerit. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, ai nga i cili mësova më shumë ishte Lippi, ai ishte shumë i rëndësishëm, sepse kur mbërrita në Itali, në fillim ishte e vështirë për mua, por ai gjithmonë besonte tek unë.

Së pari e kisha Ancelottin si trajner, pastaj u bëra asistent i tij. Ai është një mik, ishte i rëndësishëm për karrierën time. Ai ishte një trajner i mirë sepse na dëgjonte ne lojtarëve”, ka deklaruar Zidane.

Poll

Lexo gjithashtu