Nico Paz & Molina
Argjentina ka fituar në shtëpi përballë kombëtares së Mauritania. Sfida miqësore e zhvilluar në stadiumin “Estadio Alberto J. Armando” në Buenos Aires, përfundoi 2-1.
Kampionët e Botës gjetën dy gola në pjesën e parë, me anë të Enzo Fernandez në minutën e 17-të dhe të Nico Paz me një supergoditje në të 32-tën.
Në krahun tjetër, golin e vetëm për ekipin afrikan e shënoi mbrojtësi Lefort, në minutën e 94-t. Por ky gol rezultoi vetëm statistikor, duke i dhënë Argjentinës fitoren para tifozëve të saj.
Poll
