Ndërsa mungon zyrtarizimi i trajnerit Jose Mourinho te ekipi i Real Madrid, “Special One” është me plan të qartë. Pasi ka “paketuar” Dumfries e Bastonin drejt “Galaktikëve, (zyrtarizimi pritet shumë shpejtë sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle), “timonieri” portugez ka vendosur në “shënjestër” yllin e kampionëve të Serie A, Lautaro Martinez.
28-vjeçari argjentinas konsiderohet “zot” te Interi, përveçëse ka shiritin e kapitenit. Martinez është lojtari kryesor në fazën ofensive dhe lider brenda ekipi, por kur Reali “troket në derë”, shumëçka ndryshon. Vlera e futbollistit nga kampi i “Albiçelestëve” vlen 85 milionë euro sipas “Transfermarkt”, kurse kontrata me Interin i skadon në verën e vitit 2029-të.
Në të tilla kushte, vetëm një “mrekulli” mund të bëjë që zikaltërit të lëshojnë sulmuesin kryesore. Është fakt, se te madrilenët, ende nuk ka një “pykë” të mirëfilltë dhe transferimi i mundshëm i Lautaro Martinez do plotësojë “tridhëmbëshin e frikshëm” me Mbappe dhe Vinicius nga krahët.
