Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ I buzëqeshur dhe me kapelen e Brazilit në kokë, Carlo Ancelotti mirëpritet nga presidenti dhe tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I buzëqeshur dhe me kapelen e Brazilit në kokë, Carlo
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti tashmë edhe zyrtarisht ka nisur aventurën e tij të re te Brazili. Timonieri italian vetëm pas ditë pas lamtumirës emocionuese me Real Madrid merr në dorë “frenat” e brazilianëve për të nisur kështu një tjetër përvojë në karrierën e tij.

Ish-timonieri i “Los Blancos” orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka mbërritur në Brazil. Një pritje e ngrohtë i është bërë nga presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Samir Xaud dhe nga tifozët. këto të fundit kishin dalë për të përshëndetur tashmë trajnerin e skuadrës së tyre të zemrës.

Ancelotti dukej më i lumtur se kurrë, teksa gjithçka e tregonte buzëqeshja në fytyrën e tij. Madje 65-vjeçari në kokë mbante edhe kapelen e Brazilit, teksa më pas do të pozonte edhe me fanellën e brazilianëve.

Siç dihet ditën e sotme pritet të bëjë publike edhe listën e të grumbulluarve për duelet me Ekuadorin dhe Paraguain. Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga