Arbiter anesor me flamur
Një skandal i madh ka shpërthyer në futbollin turk, pasi hetimet e Federatës kanë zbuluar se shumë gjyqtarë janë të përfshirë në baste sportive. Disa prej tyre gjykojnë edhe në ndeshjet më të rëndësishme, duke vënë në dyshim ndershmërinë e kampionatit.
Presidenti i Federatës Turke, Ibrahim Haçiosmanoglu, e quajti këtë situatë “krizë të paprecedentë” dhe tha se do të merren masa të menjëhershme. Ai premtoi se futbolli do të pastrohet nga korrupsioni dhe se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Nga hetimi janë kontrolluar 571 gjyqtarë, ku 371 prej tyre kanë llogari bastesh dhe 152 vënë baste rregullisht. Disa prej gjyqtarëve kanë vendosur mijëra baste, por Federata nuk ka zbuluar ende emrat e tyre.
Poll
