Como bëri mrekullinë, duke siguruar një vend për në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi mposhti me rezultatin 1-4 Cremonesen, në ndeshjen e fundit të kampionatit për këtë edicion.
Një rol “kyç” në këtë objektiv të arritur pati edhe Nico Paz, mesfushori i cili zhvilloi sezonin e tij të dytë me skuadrën nga Lombardia dhe këtë sezon shkëlqeu me 13 gola të shënuar dhe 8 asiste në 40 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.
E ardhmja e spanjollit është përfolur shpesh në dritaren e transferimeve, pasi Interi po ngulmon për ta transferuar, edhe pse duhet thënë që praktikisht tek Reali presin rikthimin e tij. Megjithatë, tjetër gjë rezulton dëshira e 21-vjeçarit. Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio raporton se mesfushori ka shprehur vullnetin e tij për një sezon të tretë me fanellën e Comos, duke marrë parasysh edhe prezencën e këtyre të fundit në elitën europiane.
Fjala e fundit i takon drejtuesve të merengues, gjithnjë nëse në stol konfirmohet Jose Mourinho dhe në presidencë vijon të jetë Florentino Perez.
Nico Paz vuole rimanere al @Como_1907 per un'altra stagione. La scelta, però, spetta al Real Madrid che non ha ancora dato una risposta definitiva @SkySport https://t.co/YYAADsz8EX
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) May 26, 2026
