Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U pritën me “ovacione” dhe pritshmëri të mëdha, Zhegrova me “shokë” përballen me shifrat qesharake

Shkruar nga NEWSPORT
U pritën me “ovacione” dhe pritshmëri të mëdha,
Edon Zhegrova, Lorenzo Lucca & Santiago Gimenez

Futbolli rezervon të papritura, prandaj është sporti më i paparashikueshëm në botë. Kjo ndodh, jo vetëm me rezultatet, por edhe në “qëllimin” ose jo të transferimeve që klubet bëjnë në merkato për të përforcuar skuadrat e tyre.

Risku është i lartë, pasi investimi shpesh mund të mos kthehet me të njëjtën monedhë mbrapsht. Pikërisht, këtë e tregojnë dhe disa prej skuadrave të kampionatit italian, të cilat nuk kanë kursyer as qindarkën më të vogël për blerjet e nivelit të lartë.

Edon Zhegrova është rasti i parë. Sulmuesi shqiptar kaloi nga Lille te Juventus, por deri më tani nuhatja e golit ka mbetur thjesht në teori, pasi statistikat thonë zero gola. Kushtoi 15 milionë euro në arkat e bardhezinjve. Santiago Gimenez, sulmuesi i Milanit po ashtu në “lupën” e kritikave. Këtë sezon goli prej meksikanit mungon, duke hedhur “në erë” 30 milionët eurot e paguara nga drejtuesit.

Një tjetër sulmues i Milanit, por këtë herë i ardhur në mes të kampionatit. Christopher Nkunku. Plot 40 milionë shkuan në arkat e Chelseat, por francezi e mbylli 6-mujorshin me “Djallin” në kuotën e 11 golave.

Lorenco Lucca i Napolit. I ardhur si plani B i napoletanëve, pasi këta të fundit s’ia dolën të siguronin Darvin Nunezin, ish-in e Liverpoolit. 26 milionë euro dhe vetëm 3 kontribute për gol. Roberto Piccoli i Fiorentinës. Klubi vjollcë shpenzoi 25 milionë euro për të, dhe ai ka kontribuar në 10 gola.

Në fund, Petar Ratkov, sulmuesi serb i Lazios. I blerë për shumën e 13 milionë euro, por goli ka mbetur thjesht një "ëndërr" e bukur për të.

Nëse golat mungojnë, ovacionet me të cilat u prite që kur shkele në terren kthehen befas në “mallkim”, ndaj dhe “fatura” që mbetet për t’u marrë prej tyre është vetëm largimi për të parë gjetkë, diku tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu