Një tranzicion i vështirë, por i nevojshëm. Milani i Cardinales ka marrë “formë” të re me ndryshimet e bëra në stafin drejtues si dhe në lëvizjet e fundit të bëra në merkato, ku janë afruar Goncalo Ramos dhe Mario Gila.
Vetëm një ditë më parë, presidenti i klubit mirëpriti trajneri e ri të skuadrës, Ruben Amorim, me të cilin shkëmbeu një diskutim të shkurtër, ndërsa ditën e sotme, numri “një” ka dhënë një deklaratë lidhur me ambiciet e kuqezinjve për sezonin e ri që po afron, duke u treguar më i vendosur se kurrë.
“Kënaqësi të jem këtu me ju. Për herë të parë si pronari i Milanit, i tregova vetes se tashmë është çasti i duhur për t’u fokusuar me klubin. Ekziston një objektiv të cilin duam ata arimë, të sjellim klubin aty ku i takon të jetë. Luajmë për fituar dhe jo për të shmangur humbjen.
Po ashtu, duam që Ruben të jetë gurthemeli i këtij drejtimi të ri. Jemi të lumtur që po e nisim këtë udhëtim me Amorim”, u shpreh Cardinale.
