
Armando Broja & Raheem Sterling
Raheem Sterling do të largohet nga Chelsea këtë merkato verore. Sulmuesi nuk u preferua as nga Arsenal, tek të cilët ishte në huazim sezonin e fundit dhe në këto kushte, do të kërkojë ambient të ri.
Sipas eksperit të merkatos, Fabrizio Romano, Chelsea ia ka ofruar Sterling-un, Napolit. Klubi italian tashmë po mendohet, nëse aftësitë e sulmuesit anglez janë të duhura për sulmin e tyre.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Brenda 48 orëve pritet që të vendoset nëse Sterling do të kalojë në Serie A apo i duhet të kërkojë një “aventurë” të re.
Poll