Emanuela Rusta
Teksa "Abissnet Superiore" është në fazën më të rëndësishme të sezonit, pasi të dielën do të luhen pikërisht dy ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë edhe fituesin e këtij edicioni, duket se Emanuela Rusta ka zgjedhur që të marrë energjitë e duhura në ambientin e saj të preferuar, pikërisht në palestër.
Arbitrja e cila ka gjykuar një sërë ndeshjesh në këtë sezon të kampionatit, ka shkëputur një foto nga aktiviteti fizik duke e ndarë me ndjekësit në rrjetin e saj social në Instagram.
"Asgjë e re", shkruan Rusta në Instastory, një mesazh që tregon se gjëra të tilla për të janë pjesë e rutinës së përditshme dhe se stërvitjet mbeten "oksigjeni" i arbitres për të dhuruar performancën më të mirë.
Insastory i Emanuela Rustës
Poll
