
Gavi ka hedhur prapa krahëve dëmtimin, i cili e mbajti larg fushave për më shumë se 1 vit e gjysmë. Dëmtimi në gju tashmë ka kaluar dhe mesfushori është rikuperuar plotësisht, me lojtarin që ka rifituar edhe formën e tij më të mirë.
Talenti i Barcelonës ka folur për Luis Enriquen, me spanjollin që fitoi Champions League me PSG-në. Enrique ishte pikërisht trajneri që e grumbulloi Gavin për herë të parë në Kombëtaren e Spanjës.
“Për mua, Luis Enrique është numri një, ai është më i miri. Jam shumë i lumtur për të sepse e meriton, si ai, familja e tij dhe Rafel Pol.
Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për ekipin. Nuk e fituam Champions League, por kemi bërë një sezon që do të mbahet mend”, ka theksuar mesfushori.