Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Na ke tallur për javë të tëra”, Al Khelaifi kërcënon drejtorin e Juventusit për çështjen Kolo Muani: Do t’i kujtoj metodat që përdore

Shkruar nga NEWSPORT
“Na ke tallur për javë të tëra”, Al Khelaifi
Al Khelaifi - Damien Comolli

Gjatë gjithë merkatos së verës, Randal Kolo Muani po shpresonte të transferohej tek Juventusi, por në fund përfundoi i huazuar tek Tottenham. Huazimi i francezit tek Spurs ishte e vetmja zgjidhje që ai të mund të luante sezonin e ardhshëm.

Dështimi i negociatave mes Juventusit dhe Paris Saint-Germain për të rikthyer Kolo Muanin, kanë ftohur marrëdhëniet midis dy klubeve. Vetë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është tërbuar për dështimin e këtij transferimi.

Siç raportojnë mediat italiane, dyshohet se numri 1 i parisienëve ka sulmuar ashpër drejtorin e përgjithshëm të Juventusit, Damien Comollin.

Gjithashtu, Al-Khelaifi thuhet të ketë kërcënuar drejtorin e bardhezinjve me një telefonatë mes tyre. “Na ke tallur për javë të tëra. Mbaroi, nuk do të fitosh më beteja kundër meje. Do t’i kujtoj metodat që përdore, më beso”, thuhet t’i jetë shprehur Al-Khelaifi drejtorit Comolli.

Poll

Lexo gjithashtu