Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona "braktis" pistën Alvarez, drejtuesit marrin "OK" nga sulmuesi për transferimin

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona "braktis" pistën Alvarez, drejtuesit marrin
Anthony Gordon

Barcelona ka hedhur hapa të rëndësishëm sa i takon Anthony Gordon. Sulmuesi anglez, i cili luan momentalisht te Newcastle në Premier League është objektivi kryesor i drejtuesve, të cilët shohin tek 25-vjeçari lojtarin e duhur për të zënë vendin e lënë bosh nga Robert Lewandowski.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se katalanasit kanë marrë tashmë “PO”-në prej tij dhe ajo çfarë mbetet për t’u zgjidhur është dhe gjuha e përbashkët me klubin anglez.

Fakti që për Gordon kanë interesime dhe ekipe të tjera nga Anglia, shtojmë këtu dhe Bayern Munich që e ka ndjekur prej kohësh, i detyron në njëfarë mënyre kampionët e Spanjës të veprojnë shpejt dhe në rastin më të mirë, ta mbyllin këtë tratativë para nisjes së Kupës së Botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu