Diego Coppola
Diego Coppola është futbollisti më i ri i Paris FC. Mbrojtësi 22-vjeçar vendosi që të largohej nga Brighton, për të nisur një aventurë të re me klubin e Ligue 1 të Francës.
Për të siguruar shërbimet e tij, Paris FC ka shpenzuar 18 milionë euro. Ndërkohë që vetë italiani ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Kujtojmë se gjysmën e dytë të sezonin që lamë pas Coppola e luajti te Paris FC, por në huazim. Ndërsa tani, është përfundimisht lojtar i tyre.
Italiani u bashkua me Brighton në korrik të vitit 2025, kur u ble për 11 milionë euro nga Verona. Gjithashtu, ish-mbrojtësi i Serie A ka edhe dy ndeshje me kombëtaren A të Italisë.
Poll
