Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

I lënë në "hije" këtë sezon nga Luis Enrique, sulmuesi i PSG-së shtang trajnerin me vendimin e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
I lënë në "hije" këtë sezon nga Luis Enrique,
Goncalo Ramos-Bradley Barcola

Sulmuesi francez Bradley Barcola mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Sipas raportimeve të fundit, 23-vjeçari po shqyrton seriozisht të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain, pas një sezoni ku nuk ishte gjithmonë zgjedhja e parë në formacionin e Luis Enrique. 

Interesimi për Barcola-n është i madh, me Arsenal dhe Liverpool që monitorojnë nga afër situatën e tij. Raportet sugjerojnë se të dy klubet e Premier League e konsiderojnë francezin një përforcim ideal për repartin ofensiv dhe mund të paraqesin oferta gjatë javëve të ardhshme. 

Megjithëse kontrata e Barcola-s me PSG-në është e vlefshme deri në vitin 2028, bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë përparuar siç pritej, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm. Në Paris vazhdojnë ta vlerësojnë lojtarin, por konkurrenca e fortë në sulm ka bërë që ai të mendojë për një sfidë të re në karrierë.

Poll

Lexo gjithashtu