Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

ZYRTARE/ Te Barcelona e quajtën "Messi i ri", sulmuesi largohet përfundimisht nga katalanasit dhe firmos në Francë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Te Barcelona e quajtën "Messi i ri", sulmuesi largohet
Ansu Fati dhe Leo Messi në kohën kur luanin te Barcelona

Ansu Fati është blerë përfundimisht nga klubi i Monacos. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Barcelona njofton se ka arritur marrëveshjen totale me klubin francez për 11 milionë euro.

Sulmuesi kaloi fillimisht te klubi me formulën e huazimit dhe këtë sezon shënoi 12 gola në 30 ndeshje, ndërsa këtë herë, francezët kanë vendosur të aktivizojnë dhe të drejtën e blerjes së kartonit.

Sulmuesi spanjoll nuk ia doli të linte gjurmë me katalanasit. Debutimin 23-vjeçari e bëri në sezonin 2019/20 kur asokohe pjesë e skuadrës ishte dhe argjentinasi Leo Messi, futbollist me të cilin ai u krahasua shumë pas ikjes së kapitenit. Siç duket, fakti që u konsiderua si një “Messi i ri”, i dha më shumë seç duhet presion, duke mos shpërthyer potencialin e tij të vërtetë.

Poll

Lexo gjithashtu