Joao Neves dhe Kvaratskhelia
Zhvillime befasuese kanë ndodhur orët e fundit te klubi i PSG-së, 3 ditë larg finales në Champions League kundër Arsenalit, e cila do të mbahet në Budapest të Hungarisë.
Sipas mediumit spanjoll “El Debate”, Jorge Mendes në pozitën e agjentit të mesfushorit Joao Neves, ka marrë vendimin e papritur, ia ka ofruar klubit të Real Madrid shërbimet e lojtarit pa miratimin e PSG-së (ka kontratë ekzistuese deri në 2029-në).
Neves konsiderohet ylli i ekipit në mesfushë, së bashku me Vitinha. Pritet me interes reagimi i klubit parisien. Ndonëse ka vetëm 2 vite te PSG-ja, talenti 21-vjeçar numëron 7 trofe dhe të shtunën kërkon të 8-in.
Poll
