Liam Rosenior është emëruar trajneri i ri i Paris FC. Zyrtarizimi ka ardhur nga ana e klubit francez, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ia besuar stolin, pikërisht 41-vjeçarit.
Ky është një rikthim për anglezin në kampionatin francez, pasi më parë drejtoi ekipin e Strasbourg, përpara se të kalonte në Premier League tek Chelsea, aty ku qëndroi vetëm 3 muaj.
Me Parisin, Rosenior ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare deri në qershorin e vitit 2028 dhe pritet të marrë "frerët" e ekipit më 9 korrik, për përgatitjet e sezonit të ri 2026/27.
???????????????? ???????????????????????????????? ????????????????????́ ????????????????????????̂???????????????? ????????????????????????????????????
— Paris FC (@ParisFC) July 7, 2026
Le Paris FC a le plaisir d'annoncer la nomination de Liam Rosenior au poste d'entraîneur principal de l'équipe masculine.
???? https://t.co/NROgQoTsng
Bienvenue à Paris, Liam ! ???? pic.twitter.com/QgfA7oam48
