Pavarësisht fitores 2 – 0 kundër Real Oviedo në La Liga, pas “trazirave”, te Real Madrid nuk ka qetësi. Pas ndeshjes, sulmuesi Kylian Mbappe tha se gazetarët duhet të pyesin trajnerin pse nuk luajti në “El Clasico”, tregues se problemet e brendshme vazhdojnë të “ziejnë” te madrilenët.
Për mediat foli edhe “timonieri” Arbeloa, duke u treguar i rreptë, madje “pa iu dredhur qerpiku”, ku u shpreh: “Unë jam ai që vendos se kush do luaj e kush jo.
Nuk më intereson emri i lojtarit. Nëse ju pëlqen, mirë… nëse nuk ju pëlqen, prisni herën tjetër”. Kjo deklaratë ishte “goditje nën brezë” për yllin e ekipit. Edhe pse Arbeloa po përjeton ditët e fundit si trajner i Realit, në pak sekonda, ai ia “shkatërroi” reputacionin Mbappes.
