Pasi humbën “El Clasico”-n kundër Barcelonës, Real Madrid është rikthyer te fitorja dhe “qetësia” në javën e 36-të të La Ligës. Ata mposhtën Real Oviedo në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse sfida nuk kishte vlerë në trajtën e objektivave për asnjë ekip, “Galaktikët” u përpoqën të ndryshonin “fytyrë” përpara tifozëve të tyre.
Golat e ndeshjes u shënuan nga sulmuesi Garcia dhe mesfushori Jude Bellingham, ndërsa kontriboi me asist Mbappe. Dy ndeshjet e mbetura deri në përfundim të sezonit për Realit janë kundër Sevilla në transfertë dhe presin Athletic Bilbao në Madrid.
Ditët e fundit kanë qenë shumë të “trazuara” për madrilenët, nga grushtet te pakënaqësit ndaj Mbappes e presidentit Perez. Ende nuk ka siguri se kush do jetë trajneri i ri i Realit për edicionin e ardhshëm.
