Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Befason ish-sulmuesi i Barcelonës, prezantohet tek rivalët e La Liga-s

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Befason ish-sulmuesi i Barcelonës, prezantohet tek rivalët e
Memphis Depay dhe Pierre Emerick Aubameyang kur luanin te Barcelona

Pierre Emerick Aubameyang është futbollisti më i ri i Deportivos. Sulmuesi nga Gaboni ka vendosur të rikthehet në Spanjë, pikërisht te skuadra që siguroi ngjitjen në elitë, pas eksperiencës së fundit me Olympique Marseille në kampionatin francez të Ligue 1.

Me skuadrën nga Coruna, 37-vjeçari firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në verën e vitit 2028, pra 2 vite. Kujtojmë se La Liga është një eksperiencë e njohur për Aubameyang pasi në sezonin 2021/21 luajti për Barcelonën.

Te katalanasit, ai u paraqit në 24 ndeshje duke shënuar 13 gola dhe dhuruar 1 asist. Sakaq, përvoja të tjera në karrierën e tij përfshin Dortmundin në Gjermani, Arsenalin dhe Chelsean në Angli, Monacon, Lillen, Dijon dhe Saint Etienne po në Francë, si dhe Al Qadsiah në Ligën saudite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu