Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në rast se largohet Alvarez, klubi madrilen mund të tentojë sulmuesin kampion të Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në rast se largohet Alvarez,
Lautaro Martinez-Markus Thuram

Situata aktuale për të mos lejuar largimin e Julian Alvarez nga Atletico Madrid nuk mund të vazhdojë dhe shumë gjatë. Mediat spanjolle kanë zbuluar se drejtuesit e ekipit madrilen kanë gjetur zëvendësuesin ideal në rast se argjentinasi largohet.

Bëhet fjalë për një dëshirë të vjetër të trajnerit Diego Simeone, sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez. “El Toro” është në kontratë me Interin deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në merkato llogaritet mbi 85 milionë euro.

Megjithatë largimi i Lautaros nga zikaltërit duket e vështirë duke pasur parasysh se sulmuesi është kapiteni i ekipit dhe për influencën e madhe që ka ai për Interin. Një ofertë e mirë sipër klubin dhe për lojtarin do të bënte gjë gjërat të ndryshonin.

Poll

Lexo gjithashtu