Karim Adeyemi është shumë pranë kalimit te Barcelona. Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi gjerman ka rënë dakord parimisht për të nënshkruar me katalanasit, ndërsa ajo çfarë mbetet është finalizimi i marrëveshjes mes dy klubeve.
24-vjeçari është një kërkesë specifike e trajnerit Hansi Flick që do ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm, ndërsa vetë ai ia ka bërë të ditur tashmë zgjedhjen e tij drejtuesve të klubit të Borussia Dortmund që të pranojnë ofertën e paraqitur nga kampionët e Spanjës.
Sulmuesi ka dhe një vit të mbetur në kontratë dhe gjiganti i Bundesliga-s gjermane do të përfitonte një shumë të konsiderueshme parash për të mos e humbur si futbollist të lirë pas përfundimit të sezonit.
