Barcelona ka fituar në shtëpi përballë Espanyol, në derbin e vlefshëm për javën e 31-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”, përfundoi me shifrat 4-1.
Dopieta e sulmuesit spanjoll Ferran Torres që erdhi nga dy asiste të Lamine Yamal hapën serinë e golave. Ndërkohë që më vonë Yamal shënoi gol, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Rashford. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Espanyol e shënoi Lozano.
Kështu, Barcelona “blindon” kreun me 79 pikë, 9 më shumë se Real Madrid ndjekës më i afërt, duke iu afruar titullit kampion. Në krahun tjetër me 38 pikë, Espanyol mban vendin e 10-të.
GOLAT:
Goli i Ferran Torres (Barcelona 1-0 Espanyol)
Goli i Ferran Torres (Barcelona 2-0 Espanyol)
Goli i Lozano (Barcelona 2-1 Espanyol)
Goli i Yamal (Barcelona 3-1 Espanyol)
Goli i Rashford (Barcelona 4-1 Espanyol)
