Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”. Por përveç rezultatit, tensioni pas përfundimit të ndeshjes mori vëmendjen e të gjtihëve.
Vinicius ishte një nga futbollistët e Real Madrid që pati një përplasje me Lamine Yamal, pas komenteve të diskutueshme që bëri talenti i katalansve para “El Clasicos”.
Braziliani nënvizoi se në Clasico ndodhin shumë gjëra brenda dhe jashtë fushe. Ndër të tjera bëri të ditur se nuk është aspak e lehtë.
“Një mesazh për të gjithë madridistët, veçanërisht për ata që erdhën në Bernabeu dhe na mbështetën me pasion. Kështu është Clasico – ndodhin shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës.
Përpiqemi të ruajmë ekuilibrin, por nuk është gjithmonë e lehtë. Nuk donim të ofendonim as lojtarët e rinj, as tifozët. E dimë që kur hyjmë në fushë, duhet ta luajmë rolin tonë – dhe sot e bëmë këtë. Hala Madrid”, ka theksuar Vinicius.
