Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ 4 gola dhe spektakël, Holanda nuk e “llogarit” Tunizin! “Tulipanët” përballen me “makthin” e Brazilit në fazën tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 4 gola dhe spektakël, Holanda nuk e “llogarit” Tunizin!
Holandë - Tunizi

Holanda ia ka dalë të marrë fitore kundër Tunizisë dhe siguroi vendin e parë në Grupin F të Kupës së Botës 2026. “Tulipanët” triumfuan 3 – 1, ndërsa u shënuan nga 2 gola për pjesë.

Fillimisht në minutën e 3-të, mbrojtësi afrikan Skhirir “tundi” portën e tij, autogol. Pikërisht ky detaj ia bëri më të lehtë holandezëve, të cilët nuk vonuan dhe gjetën rrugën e rrjetës me Brobbey (minuta e 7-të).

Në fraksionin e dytë të përballjes, Tunizia hapi “llogaritë” përkohësisht me Mastouri, por kaq.

Van Hecke i vuri “kapak” ndeshjes në minutën e 62-të, 3 – 1 për “Tulipanët”, të cilët e mbyllin grupin në vendin e parë me 7 pikë pas 3 ndeshje, duke lënë në pozitën e 2-të Japoninë. Në raundin tjetër, Holanda do të gjejë Marokun, rivali që i hapi punë Brazilit në Grupin C.   

GOLAT E NDESHJES

Poll

Lexo gjithashtu