
Real Madrid do të presë skuadrën e Barcelonës këtë të diel në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët vijnë si kryesues të kampionatit me 24 pikë, 2 më shumë se katalanasit.
Para “El Clasico” duket se skuadra madrilene po merr gjithmonë e më shumë formë. Ditën e sotme Dean Hujisen, Trent Alexander Arnold dhe Dani Carvajal i janë bashkuar skuadrës në stervitje, duke i dhënë qetësi kampit të “Los Blancos” përsa i përket repartit defensiv.
Pas dëmtimit të Alaba u duk se madrilenët do të ishin të pafuqishëm në repartin mbrojtës, por që alternativat iu rikthyen.
Ndryshe nga katalanasit që vijnë me mungesa jashtëzakonisht të mëdha, ku nuk do të kenë të pranishëm as teknikun e tyre Hansi Flick, si pasojë e një pezullimi të marr në ndeshjen ndaj Gironës, madrilenët shprehen optimist para kësaj përballjeje.
Me “El Clasico” gjithmonë e më afër, presioni është i madh tek të dyja skuadrat dhe pavarësisht mungesave tek secili kamp, kjo sfidë e ka treguar ndër vite se gjithçka mund të ndodhë