
Fermin Lopez - Ferran Torres - Lamine Yamal
Pas fitores së djeshme ndaj Getafes në La Liga, një lajm i keq ka mbërritur në ambientet e klubit të Barcelonës. Bëhet fjalë për një dëmtim të Fermin Lopez në sfidën e mbrëmshme.
Mesfushori i talentuar pësoi një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë. Me një postim në faqen zyrtare, Barcelona ka konfirmuar se Fermin Lopez do t’i mungojë trajnerit Hansi Flick për të paktën 3 javë.
22-vjeçari spanjoll do të humbasë edhe sfidën e rëndësishme përballë Paris Saint-Germain. Këtë sezon në La Liga, Fermin ka regjistruar 4 paraqitje dhe ka shënuar dy gola, duke bërë mjaft mirë për Barcelonën.
Poll