Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Mourinho, Konate dhe Dumfries janë të Realit”, presidenti Florentino Perez “plas bombën” e merkatos: Kam gati 150 milionë euro për një lojtar të nivelit të Cristiano Ronaldos

Shkruar nga NEWSPORT
“Mourinho, Konate dhe Dumfries janë të Realit”, presidenti
Florentino Perez

Florentino Perez i ka dhënë tjetër “zjarr” fushatës elektorale për president të Real Madrid. Perez ka zbuluar se ditën e martë, ai do të ofrojë 150 milionë euro për një futbollist që ka luajtur në Champions League, por pa përmendur Emra. Ndër të tjera, tha se Mourinho, Konate dhe Dumfries janë tashmë të “Los Blancos”.

“Mund të flas për tre blerje të sigurta. Ato janë Moruinho, Konate dhe Dumfries. Të martën do të bëj një ofertë të rëndësishme, për një ekip të madh që luan në Champions League, për një futbollist të madh. Do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, të paktën 150 milionë euro. Nuk është Doku, nuk është Haaland, nuk është Kane.

Është një sulmues dhe nuk luan në Premier Leauge. Por më përpara do të flasim me klubin e tij, nuk do të bëjmë siç bëri ai zotëria... Do të bëjmë të martën propozimin. Nuk bëhet fjalë për Olise. Ai është një lojtar ofensiv, që vepron nga mesfusha e më përpara. Një lojtar i nivelit të Cristiano Ronaldos”, tha Perez.

Poll

Lexo gjithashtu