Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona "mësyn" tek klubi arab, gati transferimi i "dështakut" të Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona "mësyn" tek klubi arab, gati transferimi i
Barcelona

Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sulmuesi uruguaian Darwin Nunez i është ofruar Barcelonws nga Al Hilal gjatë bisedimeve që përfshijnë transferimin e Joao Cancelo.

Emri i Nunez ka hyrë papritur në listën e opsioneve të Barcelonës për repartin ofensiv, ndërsa drejtuesit katalanas vazhdojnë të kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi 25-vjeçar konsiderohet një profil interesant për shkak të forcës fizike, shpejtësisë dhe aftësisë për të luajtur në disa role në sulm.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka konfirmim zyrtar nga klubet e përfshira dhe mbetet për t’u parë nëse interesimi do të konkretizohet në negociata reale. Barcelona po shqyrton disa alternativa për repartin ofensiv dhe Nunez mund të jetë një nga emrat surprizë në merkato.

Nëse ky transferim realizohet, uruguaiani mund të bëhet sulmuesi i ri i “Blaugranëve” dhe një nga lëvizjet më interesante të verës.

Poll

Lexo gjithashtu