Largimi i Dani Darvajal, shoqëruar me paraqitjet jo fort të mira të Trent Arnold, kanë detyruar Real Madridin që t’i rikthehet fuqimisht merkatos së verës.
Krahu i djathtë i mbrojtjes duhet përforcuar dhe për këtë arsye në “lupën” e klubit merengues ka përfunduar Denzel Dumfries.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano shkruan se madrilenët kanë hyrë në negociata direkte për transferimin e mbrojtësit holandez, i cili ka një klauzolë lirimi prej vetëm 20 milionë eurosh.
Një shifër që i shkon përshtat e njëkohësisht i jep goxha avantazh “Mbretërorëve”, pasi nuk do të jetë e nevojshme të negociojë me Interin nëse klauzola aktivizohet.
Edhe Liverpool ka shfaqur interes për Dumfries prej muajsh, por aktualisht Real Madrid mbetet në statusin e favoritit për të siguruar firmën e tij.
