Sipas zërave që po qarkullojnë në rrjetet sociale, kandidati për president të Real Madrid, Enrique Riquelme, ka deklaruar se transferimi i madh që synon të realizojë në rast fitoreje është sulmuesi norvegjez Erling Haaland.
Raportohet se Riquelme ka zbuluar dy objektivat kryesorë për merkaton: Rodri dhe Haaland. Sipas pretendimeve të postimit, ai madje ka paraqitur dokumente që do të garantonin kalimin e sulmuesit nga Manchester City te Real Madridi nëse fiton zgjedhjet.
“Erling Haaland dhe Rodri kanë një klauzolë largimi te Manchester City. Nëse fitoj, ata do të luajnë për Real Madridin”, citohet të ketë thënë Riquelme.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka konfirmim zyrtar nga Real Madridi, Manchester City apo vetë lojtarët për një marrëveshje të tillë.
