Dukagjini ka fituar Kupën e Kosovës, pasi mposhti në finale Ferizajn. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" përfundoi në shifrat 1-2.
Ishin fillimisht dukagjinasit që gjetën rrugën e rrjetës përmes Altin Merlakut në minutën e 17-të, përpara se Kushtrim Shabani në të 23-tën minutë të kthente ekuilibrat në pjesën e parë.
Kur mendohej se sfida po shkonte drejt shtesave, ish-sulmuesi i Dinamos, Hekuran Berisha i befason të gjithë të pranishmit në stadium duke shënuar nga 50 metra për suksesin e skuadrës së tij.
Kujtojmë se në këtë takim u dhanë dy kartonë të kuq për të dyja ekipet, teksa lojtarët e Ferizajt zgjodhën që të braktisin sfidën për shkak të vendimeve të arbitrit, për t'u rikthyer sërish në fushën e lojës.
Ky është trofeu i parë në historinë e klubit, teksa në kampionat ata mbajë vendin e 5-të në kuotën e 45 pikëve, teksa Ferizaj në anën tjetër do të garojë në ligën e dytë për nga rëndësia në Kosovë.
Goli i Hekuran Berishës
