Alaves - Barcelona
Barcelona është mposhtur në transfertë nga Alaves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Estadio Mendizorrotza”, përfundoi 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Ibrahim Diabate, i cili e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46-të. Në krahun tjetër, pasi siguroi titullin me fitoren në “El Clasico”, Barcelona luajti pa motivim, por i bëri nder Alavesit.
Goli i Ibrahim Diabaté (Alaves 1-0 Barcelona)
Këta të fundit ngjiten në vendin e 15-të, duke shkuar në kuotën e 40 pikë dhe duke u larguar nga zona e rënies. Në krahun tjetër Barcelona mbetet në kuotën e 91 pikëve.
Poll
