Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Portugalia kalon me sukses provën e fundit para Botërorit, Ronaldo me “shokë” i falen yllit të Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Portugalia kalon me sukses provën e fundit para Botërorit,
Pedro Neto & Diogo Dalot

Portugalia ka fituar mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Nigerisë, një ndeshje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Dr. Magalhaes Pessoa” në Leiria, përfundoi me shifrat 2-1.

Vendasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të sulmuesit të Chelsea-t, Pedro Neto. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 23-të. Ndërsa vetëm 14 minuta më vonë, nigerianët gjetën golin e barazimit me anë të Akor Adams.

Me nisjen e pjesës së dytë, portugezët ishin më kërkues. Kurse goli vendimtar u shënua nga ylli i Juventusit, Francisco Conceicao, i cili tundi rrjetën kundërshtare me supergol, në minutën e 75-të.

Kështu, trajneri Roberto Martinez merr sinjale pozitive në prag të Botërorit 2026. Kujtojmë që Portugalia do të militojë në Grupin K, aty ku ndodhet së bashku me Republikën e Kongos, Uzbekistanin dhe Kolumbinë.

GOLAT:

Goli i Pedro Neto (Portugali 1-0 Nigeri)

Goli i Akor Adams (Portugali 1-1 Nigeri)

Goli i Conceicao (Portugali 2-1 Nigeri)

Poll

Lexo gjithashtu