
Jurgen Klopp
Jurgen Klopp ditët e fundit ka përfunduar në qendër të vëmendjes, pasi po lidhet me një kalim te Roma. Timonieri gjerman prej muajsh është drejtori i përgjithshëm sportiv i Leipzig të kompanisë Red Bull.
Por nuk ka vonuar edhe reagimi i 57 vjeçarit. Ish-i i Liverpool ka theksuar se asgjë nuk e lidh me Romën dhe çdo gjë që po përflitet në media është një budallëk.
“Nuk do të bëhem trajneri i ri i Romës. Kjo histori është një budallallëk. Nëse lexoni ndonjë thashetheme se unë do të marr një punë trajneri në vitet e ardhshme, është budallallëk. Mund të jeni i pari që e thotë këtë”, ka deklaruar Klopp.
View this post on Instagram