
Alisha Lehmann
Futbollistja zviceriane Alisha Lehmann ka marrë një vendim surprizues së fundmi. Ajo ka vendosur të largohet nga Juventusi dhe transferohet te Como.
26-vjeçarja erdhi në Torino vetëm vitin e kaluar, por duket se “divorci” me futbollistin Douglas Luiz ka pasur efekt të menjëhershëm. Duhet thënë se rendimenti i Lehmann nuk është më ai i dikurshmi. Nëse i referohemi minutazhit me përfaqësuesn helvete në “EURO 2025”, ajo luajti vetëm 10 minuta.
E konsideruar “futbollistja më seksi në botë”, lojtarja zviceriane grumbullon mbi 17 milionë ndjekës në “Instagram”, duke marrë trajtenë e një “fenomeni”.
Poll