Argjentina
Argjentina do të përballet me Uruguain në mesnatën e 22 marsit, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Sfida e parë kualifikuese kjo për kampionët e botës.
Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri Scaloni po has shumë vështirësi në gjendjen e lojtarëve të tij. Pas lëndimeve të Lionel Messit dhe Paulo Dybalas që nuk janë grumbulluar, gjithashtu dhe Lautaro Martinez rrezikon të humbasë këtë duel të rëndësishëm.
All - Paragraf - 3
Siç raportojnë mediat argjentinase, sulmuesi i Interit nuk ka kryer stërvitje me pjesën tjetër të grupit ditën e sotme. 27-vjeçari luftonte me një mbingarkesë muskulore, kjo ka bërë që prania e tij të jetë në dyshim.
Poll
