Finalissima mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të anulohet. Kështu kanë njoftuar Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) dhe UEFA, të cilat do të angazhohen së bashku në javën e ardhshme për të përcaktuar se ku do të luhet ajo çfarë tifozët anembanë globit e quajnë si “ndeshja vitit”.
Burimet të lidhura me organin drejtues të futbolit të Amerikës së Jugut thonë se ekziston një konfirmim mes të dyja organizatave për të bërë realitet superduelin.
E përcaktuar për t’u luajtur më 27 Mars në stadiumin “Lusail”, autoritetet vendosën që të pezullojnë gjithçka, përfshi këtu dhe ndeshje të tjera në të gjitha kompeticionit për shkak të situatës së tensionuar që ka përshkallëzuar në konfliktin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.


