Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë mjaft krtike dhe tensionet politike sa vijnë e shtohen. Kjo situatë ka alarmuar botën e futbollit.
Organizatorët e Finalissimas, CONMEBOL dhe UEFA, po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Katar, pasi raketat e lëshuara nga Irani kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të Katarit në orët e para të mëngjesit.
Për këtë arsye, po shqyrtohen alternativa të tjera për zhvillimin e Finalissimas, pasi kërkohet që kjo përballje të luhet. Dy qytetet që aktualisht konsiderohen me më shumë gjasa për të zëvendësuar Katarin janë Londra dhe Miami.
Londra ka avantazhin e afërsisë dhe sigurisë. Anglia konsiderohet një vend i qëndrueshëm nga pikëpamja e sigurisë dhe shumica e lojtarëve të Argjentinës dhe Spanjës aktivizohen në Evropë. Nga ana tjetër, Miami është një destinacion me përvojë në organizimin e eventeve madhore.
