
Moment gjate festimeve te tifozeve ne rruget kryesore ne Napoli
Napoli triumfoi në Serie A, duke u shpallur kampionët për herë të dytë në 3 vitet e fundit. Festa e gjitha është legjitime te napolitanët, ku rrugët mbrëmjen e djeshme ishin të mbushur plot e përplot me tifozë.
Sipas mediave italiane ky gëzim ka edhe anën tjetër të medaljes. Nga festimet e pa kujdesshme kanë mbetur të plagosur 39 persona, ndërsa 3 të tjerë janë arrestuar. Tifozët e pagosur kanë marrë plagë në trup nga shpërthimi i lëndëve piroteknike, ndërsa 3 të tjerët për sjellje të pa tolerueshme në rrugët kryesore të qytetit.
Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila i është gjetur një tifozi gjatë festimeve. Policia ka nisur hetimet për të mësuar më shumë mbi këtë rast.