
Lamine Yamal
Lamine Yamal së fundmi ka përfunduar në qëndër të mediave për shkak të të ardhmes së tij. Spanjolli pëlqehet shumë nga PSG-ja, me parizienët që janë të gatshëm të shpenzojnë milionat për ta transferuar në “Parc des Princes”.
Sipas gazetarit të njohur Romain Molina, miliarderët nga Katari nuk do të kursehen për 18-vjeçarin.
“E duam pa marrë parasysh sa kushton. E duam me çdo kusht. Duam ta kemi me ne një ditë”, mësohet se është mesazhi i prerë nga dejtuesit e PSG-së. Siç dihet Lamine Yamal me paraqitjet e tij është shndërruar në një lider te Barcelona dhe Spanja, ku me “La Rojan” ia doli të fitonte Euro 2024.
Poll