Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Jemi të lumtur që dhuruam spektakël”, Asllani flet pas takimit: Në tre vite kemi shkuar dy herë në finale

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi të lumtur që dhuruam spektakël”, Asllani flet
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk arriti dot të merrte asnjë minutë ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Champions League në dy takimet. Megjithatë, mesfushori kuqezi është tepër i lumtur për kualifikimin. Asllani dha një prononcim për “Klan Kosova” pas kualifikimit të zikaltërve në finale.

“Jam shumë i lumtur, e dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kam tre vite tek Interi dhe kemi shkuar dy herë në finalen e Champions League. Edhe pse po luaj pak jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur. Kemi kohë edhe për kampionatin, kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.

Ndaj Barcelonës kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për teleshikuesit. Jemi të lumtur për këtë spektakël që kemi dhuruar, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë, është një skuadër shumë e fortë.

Çfarë mesazhi ke për fansat, edhe pse do donin të të shikonin në fushë? Nuk më intereson kjo gjë sepse skuadra më ndihmon çdo ditë.

Kombëtarja? E di shumë mirë çfarë kanë bërë shqiptarët për ne në europian. E dimë që për një muaj kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në Tiranë, i presim tifozët se na duhen”, u shpreh Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga