Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Duan të më shkarkojnë, apo jo?” Guardiola përplaset me gazetarët pas eliminimit nga Champions: Kam marrë 100 pikë në kampionat, ju më pyesnit...

Shkruar nga NEWSPORT
“Duan të më shkarkojnë, apo jo?” Guardiola
Pep Guardiola

Manchester City është jashtë UEFA Champions League. “Qytetarët” u eliminuan nga Real Madrid, pasi humbën dy ndeshjet, me shifrat 3-0 dhe 1-2.

Pas këtij dueli, trajneri i anglezëve Pep Guardiola është shfaqur mjaft i revoltuar përballë gazetarëve. Sidomos kur njëri prej këtyre të fundit, i bëri pyetjet: “A do të ndiheshit i kënaqur po ta linit City-n vetëm me një fitore në UCL?”.

Aty, tekniku spanjoll nuk duroi, duke paralajmëruar qartë largimin e tij nga City. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Guardiola filloi të përmendte edhe arritjet e së shkuarës me klubin nga Manchester.

“Të gjithë duan të më shkarkojnë, apo jo? Një ditë do të vij këtu dhe do të them “mirupafshim, djema”. Por unë jam ende këtu, me një vit tjetër në kontratën time. Ke të drejtë, duhet të fitoj gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve që të njihem. Patjetër.

Në sezonin tim të parë këtu, më pyetët: “A do ta fitoni Ligën e Kampioneve?”. Ne morëm 100 pikë në Premier Ligë. Përsëri “A do ta fitoni Ligën e Kampionëve?”. Në fund, e fituam. Tani, pse nuk kemi fituar pesë ose gjashtë?”, ishin fjalët e ashpra të Pep ndaj mediave.

Poll

Lexo gjithashtu