Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ 8 gola në 3 ndeshje, asnjë surprizë nga ekipet “BIG”! Rikthehet “finalja” Real Madrid – Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 8 gola në 3 ndeshje, asnjë surprizë nga ekipet
Manchester City - Real Madrid

Janë mbyllur 3 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League këtë të martë, ndërsa prodhuan 7 gola, faza e 1/8-ave, duelet e kthimit.

Manchester City u mposht edhe në takimin e dytë, kësaj radhe 1 – 2 nga Reali në Angli, teksa vendosi dopieta e Vinicius. PSG “turpëroi” në mes të Londrës Chelsea me shifrat 3 – 0.

Golat e Parisit u shënuan nga Kvaratskhelia, Barcola dhe Mayulu. Në ballafaqimin Arsenal – Leverkusen, “Topçinjtë” e menaxhuan lojën gati në perfeksion, e fituar 2 – 0 nga londinezët, finalizimet e Eze dhe Rice.

Në fazën çerekfinale, do të kemi “finale” të parakohshme Real Madrid – Bayern Munich, e ku bavarezët pritet ta kenë “formalitet” nesër kundër Atalantës, pasi e fituan ndeshjen e parë 6 – 1 në Itali.      

Manchester City 1 – 2 Real Madrid (Haaland 41'/Vinicius 22', 90+3')

22' Vinicius

41' Haaland

90+3' Vinicius

Chelsea 0 – 3 PSG (Kvaratskhelia 6', Barcola 14', Mayulu 62')

 6' Kvaratskhelia

14' Barcola

62' Mayulu

Arsenal 2 – 0 Leverkusen (Eze 36', Rice 63')   

36' Eze

63' Rice

 

Poll

Lexo gjithashtu