14 gola kanë prodhuar 3 ndeshjet e orës 21: 00 në Champions League, raundi i 1/8-ave. Bayern Munich nuk e “llogariti” për asnjë moment fitoren kundër Atalantës në “Allianz Arena”, e përfunduar 4 – 1.
Bomberi Harry Kane e gjeti goli në 2 raste, shoqëruar me finalizimet e Karl dhe Diaz. Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti, nuk u integrua në lojë për asnjë minutë, duke “ngrohur” stolin.
Liverpool e ktheu në “lojë fëmijësh” karshi Galatasaray, e fituar 4 – 0 me golat e Szoboszlai, Ekitike, Gravenberch dhe Salah. Takimi Tottenham – Atletico Madrid u mbyll 3 – 2 për “Gjelat”, po kualifikimi i shkoi madrilenëve.
Në raundin çerekfinal do të kemi përballjet Barcelona – Atletico Madrid, PSG – Liverpool, Real Madrid – Bayern Munich dhe Sporting Lisbonë – Arsenal.
Bayern Munich 4 - 1 Atalanta (Kane 25', 54, Karl 56', Diaz 70' / Samardzic 86')
25' Kane
Liverpool 4 - 0 Galatasaray (Szoboszlai 25', Ekitike 52; Gravenberch 53', Salah 62')
Tottenham 3 - 2 Atletico Madrid (Kolo Muani 30', Simons 52', 90' / Alvarez 47', Hancko 75')
