
Granit Xhaka - Igli Tare
Granit Xhaka është një nga të preferuarit e Igli Tares për ta afruar te Milan. Këto ditë mediat kanë shkruar shumë për një akord personal me futbollistin, por ende me klubin gjerman.
Por së fundmi një prononcim i drejtorit sportiv të “aspirinave”, Simon Rolfes ka ngritur shumë pikëpyetje. Rolfes ka folur për “Kicker” duke u shprehur se nuk ka negociata për Milanin për të shitur mesfushorin shqiptar të Zvicrës.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me Milanin për Granit Xhakën. As nuk ka ndonjë ide për ta shitur atë nga ana jonë. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, është shprehur Simon Rolfes.
Poll